Dream Hospital

E Hënë - e Diel

Thirrni tani!

Rreth nesh

Historiku

Klinika Gjinekologjike “Dr. Bajrami” për herë të parë filloi punën me 2 Janar 2006, në një hapësirë moderne, të projektuar për ofrimin e shërbimeve shëndetesore në fushën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës. Në fillim ishin dy gjinekologë dhe 3 infermiere e pastaj numri i personelit vie duke u shtuar. Pas dy viteve bëhen 3 gjinekologë dhe 4 punetorë të stafit të mesëm, kurse në vitin 2017 numri i gjinekologëve arrin në 4.

Në vitin 2018 Klinika kalon në ambientet e reja, me një sipërfaqe prej 225 m2, duke i përmiresuar edhe më shumë kushtet për kujdes ndaj pacientit. Stafi përbëhej nga 4 gjinekologë dhe 8 punëtorë në kuader të personelit infermieror, menaxherial dhe mirëmbajtës.

Fokusi i punës në Klinikën Gjinekologjike “Dr. Bajrami” ka qenë ofrimi i shërbimeve ultrasonografike per gratë, duke filluar nga përcjellja e shtatzënisë e deri te diagnostifikimi i patologjive të ndryshme të organeve gjenitale femërore. Qëllimi ka qenë që Klinika të jetë një pike referente për regjionin e edhe me gjerë, i cili qëllim edhe është arritur. Në këtë drejtim, Klinika gjithmonë i ka kushtuar rëndësi aparaturës ultrasonografike dhe ajo gjithmonë ka qenë më e mira për kohën.

Fillimisht është punuar me LOGIQ 400 të Kompanisë General Electric, pastaj në vitin 2009 ACCUVIX V10 nga Kompania Medison. Në vitin 2011 zëvendësohet me ACCUVIX V20, kurse në vitin 2017 blihet ultrazeri Samsung WS80A.

Me daljen në lokalin e ri, në vitin 2019, përvec WS80A blihet edhe VOLUSON S8 nga General Electric, i cili zëvendësohet me VOLUSON E10, në mars të vitit 2022, për momentin aparatura më e sofistikuar për ultrasonografi në fushën e Gjinekologjisë.

Në vitin 2021, së bashku me disa kolegë, mjek, ekonomist e arkitekt, u pajtuam që në lokacionin e Klinikës të themelojmë një Spital Special për Kirurgji dhe Gjinekologji, të cilin e pagëzuam me emrin “DREAM HOSPITAL”. Ky do të jetë spitali i parë privat në qytetin e Ferizajt.

Në Dream Hospital, çdo segment i spitalit, duke filluar që nga sallat e operacionit, reanimacioni, dhomat e pacientëve dhe gjithçka tjetër ndihmëse është projektuar për të qenë sa më funksionale dhe në shërbim të sigurisë dhe shëndetit të pacientit. Qasja që Spitali ka ndaj një shërbimi sa më të sigurt dhe cilësor për pacientin, rëndësia që menaxhmenti i Spitalit i kushton aplikimit me përpikmëri të standardeve dhe protokolleve ndërkombëtare si dhe përpjekjet e vazhdueshme për të rritur dhe përmirësuar në vazhdimësi shërbimin mjekësor dhe efikasitetin e tij, janë hallkat kryesore të cilat synon ti realizoj Dream Hospital në Ferizaj, duke e vendosur pacientin në qendër të vëmendjes.

Spitali ka për qëllim ofrimin e një shërbimi elitar për çdo pacient, për çdo moshë dhe në çdo ditë të vitit. Një rol kryesor në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë dhe sipas standardeve ndërkombëtare luan ekipi i mjekëve të kualifikuar dhe me eksperiencë, duke u fokusuar në nevojat mjekësore individuale të çdo pacienti. 

Departamentet kryesorë të Spitalit drejtohen nga mjekë me shumë eksperiencë dhe të mirënjohur në fushën e tyre. Krahas eksperiencës dhe kualifikimeve që mjekët kanë fituar ndër vite, administrata e Spitalit do t’i kushtoj një vëmendje të madhe edukimit në vazhdimësi dhe trajnimeve të herëpashershme të stafit mjekësor me qëllim për t’ju përgjigjur në kohë dhe me cilësi kërkesave gjithmonë në rritje të pacientëve tanë. 

Dream Hospital në Ferizaj, si mision ka kujdesin për shëndetin e cila lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me ndjenjën e humanizmit dhe përgjegjësisë ndaj personave në nevojë. Ne kemi qenë dhe jemi të përkushtuar të kontibuojmë në mënyrë aktive në mbështetjen dhe zhvillimin e politikave social-ekonomike të komunitetit.

Spitali ne vazhdimesi do te punoj per rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin për çështje shëndetësore me ndikim të gjerë në popullatë. Dream Hospital në Ferizaj angazhohet në ofrimin e kujdesit në nivelin më të lartë, nga një personel i shkëlqyer shkencor, administrativ dhe mbështetës, të cilëve i ofrohet edukim i vazhdueshëm, aksesi ndaj teknologjisë moderne dhe kushte pune të shkëlqyera. 

Kujdesi i orientuar drejt pacientit, rëndësia e cilësisë dhe sigurisë së pacientit, dhe gjithashtu përpjekja e vazhdueshme në përmirësimin e efektivitetit shkencor dhe operacional të Dream Hospital në Ferizaj, janë shtylla strategjike të rëndësishme për progresin dhe zhvillimin e këtij spitali.