
Blighted Ovum
- Nje blighted ovum eshte nje lloj i deshtimit qe mund te ndodh ne fillim te shtatzanise. Mund te jete shume e merzitshme dhe e papritur,por ju gjithmone mund te gjeni mbeshtetje.
Cfare eshte blighted ovum?
- Blighted ovum eshte nje shtatzani ku qesja e shtatzanise dhe placenta rriten, por bebja jo. Gjithashtu mund ti themi edhe si nje “shtatzani pa embrion” pasi qe nuk ka asnje embrion (bebe te zhvilluar). Pasi qe blighted ovum ende prodhon hormone, ju mund te keni simptome dhe testi i shtatzanise del pozitiv.
- Nje blighted ovum, do te shkaktoje deshtimin e shtatzanise zakonisht tek java 7-12 e shtatzanise. Trupi juaj kupton qe shtatzania nuk eshte duke u zhvilluar sic duhet dhe fillojne gjakderdhjet nga mitra.
- Deshtimi i shtatzanise mund te ju merzise shume. Shume gra kane nevoje per kohe dhe perkrahje per te kaluar kete gjendje. Ska asnje menyre te caktuar se si mund te ndjeheni pas deshtimit. Njerezit reagojne ne menyra te ndryshme, duke perfshire ketu,pikellimin, zemerimin, fajin apo dhe ka prej atyre qe ndihen te cliruara.
Cfare e shkakton blighted ovum?
- Gjate fekondimit,qelizat te cilat e bejne shtatzanine, qesen dhe placenten fillojne te shumezohen. Por ne disa raste, qelizat te cilat jane te supozuara te zhvillohen ne bebe nuk shumezohen. Shkaku nuk dihet ende. Por nuk shkaktohet nga dicka qe ju mund te beni me ndikimin e juaj.
Si dhe kur mund te diagnostikohet blighted ovum?
- Nganjehere, verehet gjate nje kontrolle rutine me ultraze. Kjo mund te jete pak e veshtire per grate te cilat kane shkuar te bejne nje kontrolle me ultraze dhe presin lajme te mira.
- Ne raste te tjera, mund te keni pasur gjakderdhje ne fillim te shtatzanise, dhe keshtu keni bere nje ultraze per te verifikuar gjendjen.
Si trajtohet blighted ovum?
- Doktori juaj do te diskutoje mundesite qe keni. Ju mund te zgjidhni qe te prisni dhe te ndodhe nje deshtim natyral. Ne momentin qe kjo fillon mund te nevojiten dite apo jave, qe gjakderdhja te ndaloje. Nese gjakderdhja fillon te behet me e shumte dhe keni dhimbje, duhet te vizitoni mjekun tuaj.
- Ose ju mund te beni nje nderpreje, duke marre tableta ose duke bere nje lloj intervenimi qe gjithashtu njihet si dilatim dhe kiretazhe.
A ndikon ne gjasat e mia per te pasur nje femije?
- Jo. Vetem pse njehere ka ndodhur qe te keni blighted ovum, nuk do te thote qe ndikon ne gjasat e juaja per te pasur nje femije ne te ardhmen.