Dream Hospital

E Hënë - e Diel

Thirrni tani!

Gjate shtatzanise disa gra behen anemike,qe do te thote se kane shume pak qeliza te kuqe te gjakut ne trup. Kjo gjendje zakonisht mund te menaxhohet pa asnje problem as per nenen dhe as per beben.

Cfare jane qelizat e kuqe te gjakut ?

Qelizat e kuqe te gjakut, jane qeliza ne gjakun tuaj. Roli I tyre kryesor eshte qe te bartin oksigjenin nga zemra ne trupin tuaj ne trurin tuaj, ne muskujt tuaj, ne lekuren tuaj ne veshket e juaja, dhe ne te gjitha pjeset e tjera. Qelizat e kuqe te gjakut prodhohen nga palca e eshtrave. Ato kane nje protein qe njihet si hemoglobin, e cila eshte shume e rendesishme per bartjen e oksigjenit.

Ne duhet te kemi mjaftueshem hekur, vitamin B12 dhe folate per te prodhuar te gjithe hemoblobinen qe kemi nevoje.

Cfare eshte anemia ?

Anemia eshte gjendja kur ne nuk kemi qeliza te kuqe te gjakut, mjaftueshem ne gjakun tone. Kjo na tregon qe personi me anemi, ka shume pak oksigjen qe duhet te shkoje ne trurin e tij, tek muskujt dhe ne te gjitha pjeset e tjera te trupit.

Personat qe kane anemi te lehte ndihen pak te lodhur. Personat qe kane anemi te rende ndihen, vazhdimisht sikur nuk mund te mbushen me fryme dhe do te ndihen te dobet, do te kene marramendje, do ta kene te veshtire te koncetrohen. Zemra ju rreh shpejt. Shumica e grave shtatzena do te kene nje anemi te lehte.

Pse grate shtatzena, behen anemike ?

Arsyeja kryesore eshte qe trupi i gruas ndryshon gjate shtatzanise, per tu kujdesur per rritjen e femijes.

Njeri nga ndryshimet eshte qe grate prodhojne me shume gjak gjate kohes qe jane shtatzene. Nje grua mesatarisht do te kete 5 litra gjak kur nuk eshte shtatzene, por kur eshte shtatzene dhe afer dates se lindjes do te kete dikun rreth 7-8 litra gjak ne trup.

Per te pasur qeliza te gjakut ekstra, kerkohet mase e madhe e hekurit, vitamines B12 dhe folate qe te kemi te gjithe hemoglobinen qe nevojitet. Fatekeqesisht, hekuri eshte i veshtire te konsumohet, gje qe e ben me te veshtire prodhimin e hemoglobines. Pra, shumica e grave behen anemike gjate shtatzanise, por mund te parandalohet nese perdorin shtesa per hekur.

Cilat jane analizat qe duhen te behen per anemi ?

Zakoinsht do te beni nje analize te gjakut, ne kohen kur takoheni me doktorin ne fillim te shtatzanise tuaj. Kjo analize e gjakut tregon nese keni apo jo mjaftueshem hemoglobine dhe qeliza te gjakut. Nese ka ndonje abnormalitet ne keto analiza, doktori juaj do te beje dhe analiza te tjera, si:

     

      • Nivelin e hekurit

       

        • Vitaminen B12 dhe nivelin e folateve

         

          • Analiza gjenetike, per crregullime te trasheguara si psh talasemia.

        Cilat jane rreziqet, nese nje grua shtatzene eshte anemike ?

        Nese nje grua behet anemike gjate shtatzanise, do te jete shume me e lodhur sesa qe pritet. Nese anemia eshte e rende,atehere lengu amniotik mund te reduktohet tek bebja. Gjithashtu ka nje mundesi per te deshtuar shtatzania, mund te ndodhe qe bebja te lind parakohe ose te kete nje peshe te vogel kur te lind. Bebet qe lindin nga nenat te cilat kane qene anemike, mund te jene anemike.

        Nese nje grua eshte anemike gjate shtatzanise dhe humb nje sasi te madhe te gjakut gjate lindjes,duhet te beje transfusion gjaku ne kohen e lindjes.

        Si mund ta shmangim anemine gjate shtatzanise ?

        Jane tre menyra te mira per te shamngur anemine gjate shtatzanise. Ato jane:

           

            • Filloni shtatzanine tuaj kur keni shendetin e mire

             

              • Konsumoni ushqime te shendetshme gjate shtatzanise

               

                • Perdorni vitamina

              Fillimi i shtatzanise kur keni shendetin e mire

              Nese jeni duke planifikuar per shtatzani, duhet te vizitoheni tek doktori juaj. Ne kete kohe, ju do te keshilloheni per anemine dhe komplikime te tjera, dhe posaqerisht qe duhet te merrni shtesa te acidit folik.

              Grate keshillohen qe te perdorin acid folik per me se paku 1 muaj para se te mbesin shtatzene, dhe te vazhdojne te perdorin ate per 3 muajt e pare te shtatzanise. Kjo do te ju ndihmoje te parandaloni anemine, dhe gjithashtu do te ule rrezikun per defekte te tubit nervor si psh Spina Bifida. Doza standarde qe duhet te mirret eshte 400 µg e acidit folik ne dite, por doza mund te jete me e larte per grate qe kane diabet, epilepsi, qe jane mbipeshe ose qe kane pasur nje femije me defekte te tubit nervor. Kjo duhet te diskutohet me doktorin.

              Konsumimi i ushqimit te shendetshem gjate shtatzanise

              Konsumimi i nje diete te shendetshme, ju mbron nga anemia. Hekuri gjendet tek mishi, tek buka e pasuruar me hekur, vezet, spinaqi dhe frutat e thata. Vitmaina B12 gjendet tek mishi, peshku, vezet. Nivele te larta te acidit folik gjenden tek perimet e gjelberta, fasulet, brokoli, dhe mishi i lopes. Nese konsumi nje diete te pasur ne keto ushqime do te ju ndihmoje te parandaloni anemine gjate shtatzanise.

              Nese konsumi shume fruta agrume dhe e shmangni cajin dhe kafen pas ushqimit, ju ndihmon qe te absorboni hekurin ne ushqimin tuaj, dhe kjo mund te ju ndihmoje te parandaloni anemine.

              Shtesat/vitamina

              Te gjitha grate do te keshillohen qe te marrin shtesa te acidit folik, dhe gjithashtu te konsumojne ushqime qe jane te pasura me acid folik. Shumica e grave do te keshillohen te marrin shtesa per hekur. Grate vegjetariane do te keshillohen te marrin vitamina B12. Nese jeni te keshilluara qe te merrni shtesa, konsultohuni me doktorin tuaj per menyren me te mire qe mund ti perdorni, dhe si te parandaloni ndonje efekt anesor.

              Leave a Reply

              Your email address will not be published. Required fields are marked *